Muriqi: Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit

Futboll

Muriqi: Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:48
Muriqi: Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit

Vedat Muriqi ishte protagonisti i barazimit të sotëm të Lacios ndaj Torinos. Sulmuesi i Kosovës ishte ai që fitoi penalltinë e minutave të fundit, të transformuar nga Imobile për rezultatin 1-1 të sfidës.

Një frymëmarrje për skuadrën që evitoi humbjen, por gjithsesi një peng i madh pasi Lazio sheh t’i largohen skuadrat me pretendime për kreun, shkruan Panorama sport.

“Torino luajti në mënyrë shumë agresive. Por e dinim që do të përballonim një ndeshje të vështirë. I kemi merituar pikët e fituara në minutën e fundit dhe jemi të lumtur pasi një pikë është më mirë se asgjë”, tha ai pas sfidës.

“Tani mendja duhet të kthehet nga derbi, duhet të rikuperojmë pak energji, por po punojmë mirë në këtë aspekt dhe mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin brenda ekipit. Jemi të përqendruar te sfida me Romën.

Nuk luajmë me topin në ajër dhe unë mundohem të ndihmoj shokët e mi edhe duke luajtur 5 apo 10 minuta pasi dua të jap gjithçka për këtë klub. Lacio është një skuadër që nuk mund të kënaqet me një pikë.

Por siç e kam thënë në fillim, ajo është më mirë se asgjë. Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë për të fituar ndeshjen e radhës”, tha Muriqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat