Emini shënon, Lenjani asiston në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Emini shënon, Lenjani asiston në Kampionatin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:25
Emini shënon, Lenjani asiston në Kampionatin e Zvicrës

Futbollisti Lorik Emini realizon nga penalltia për Luzernin, në pikën e madhe (1:1) që importuan në duel me Sionin.

Vendasit kaluan në epërsi pikërisht në minutën e 42-të me golin e  Hoarau, ndërsa Emini barazon (1:1) nga penalltia në minutën e 81-të. 

Emini u paraqit standard, ndërsa David Domgjoni u fut në minutën e fundit.

Kreshnik Hajrizi u paraqit standard për Luganon e cila barazoi me rezultat 1:1 me Grasshoppersin. Është interesant se i njëjti futbollist shënoi për vendasit dhe mysafirët.

Margreitter shënoi autogol për Luganon në minutën e 50-të dhe në atë të 90+1 barazon rezultatin 1:1 falë asistimit të Ermir Lenjanit.

Në minutën e 90+6, Custodio  dështon nga penalltia dhe lëshon rastin për t'ia siguruar fitoren Luganos. 

Amir Abrashi u aktivizua nga minuta e 63-të dhe Ermir Lenjani nga ajo e 69-ta për Grasshoppersin.

Pas javës së shtatë në Kampionatin e Zvicrës, Baseli kryeson me 15 pikë, pasojnë Zurich 14, Young Boys 11, Servette 11, Sion 9, Lugano 8, Grashoppers 7, St. Gallen 6, Luzern 4 dhe Lausanne 3.  

Sion - Luzern 1:1 (1:0)
Shikues: 4000.
Shënues: Hoarau (42’), Emini 81’-nga penalltia).
Sion: Fayulu, Cavaré, Saintini, Schmied, Cipriano, Serey Die (91. Vagner), Keita, Zuffi, Wesley (73. Berdayes), Hoarau (82. Stojilkoviq), Bua (82. Itaitinga)
Luzern: Vasic, Sidler (60. Farkas), Burch, Badstuber, Grether; Emini, Wehrmann (92. Domgjoni), Tasar, Ndiaye (60. Cumic), Schulz (66. Alounga), Sorgic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat