Berisha asistoi te goli i Mesut Ozilit

Futboll

Berisha asistoi te goli i Mesut Ozilit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:39
Berisha asistoi te goli i Mesut Ozilit

Fenerbahce ka marr një fitore në shtëpi ndaj Giresunspor me rezultat 2:1 në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.

Ferdi Kadioglu shënoi golin e parë për Fenerbahcen që në fillim të ndeshjes.

Në fundin e pjesës së parë Ibrahima Balde humbi një penalti për Giresunsporin.

Mërgim Berisha u fut për Fenerbahcen në lojë në minutën e 60-të, duke lënë shenjë menjëherë pas disa minutash.

Në minutën e 64-të, ai vodhi një top në sulm, duke asistuat te Mesut Ozil i cili shënoi për 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat