Betis fiton, Sociedad merr tre pikë

Futboll

Betis fiton, Sociedad merr tre pikë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:44
Betis fiton, Sociedad merr tre pikë

Betis rikthehet te suksesi në kampionat, duke fituar në “El Sadar” përballë Osasunës me rezultatin 1:3.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që menduan më shumë për të studiuar njëra-tjetrën, ndërsa pas 21 minutash, Hermoso përfitoi nga kaosi i krijuar në mbrojtjen vendase, për të shënuar golin e parë të takimit dhe të parin në karrierën e tij me Betis dhe në La Liga.

Avantazhi i skuadrës së Pellegrinit nuk zgjati shumë, pasi në të 39-ën vendasit barazojnë me Kike, pas një gabimi në mbrojtje nga Canales.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që krijuan dhe guxuan më shumë, por u mungoi finalizimi.

Ne te 75-ën, Pellegrini aktivizoi në fushën e lojës dyshen Juanmi-Willian Jose dhe ishte një lëvizje e goditur, pasi sulmuesit spanjoll i mjaftuan 5 minuta për të shënuar golin e avantazhit, ndërsa Willian Jose vulosi takimin fal një supergoli personal në minutën e 93-ën. Osasuna mori kështu humbjen e dytë sezonale dhe të dytën në shtëpi, duke qëndruar me tetë pikë, ndërsa Betis  prek kuotën e 9 pikëve.

Granada ndërkohë pas pikës që mori në Camp Nou ndaj Barcelonës u mposht në shtëpi nga Real Sociedad 2-3 me përmbysje në një ndeshje të cilën e nisi me gol. Për Sociedadin realizuan Elustondo dy herë dhe Mikel Merino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat