De Jong skuqet, Barcelona baras me Cadiz-in dhe Koeman në siklet!

Futboll

De Jong skuqet, Barcelona baras me Cadiz-in dhe Koeman në siklet!

Nga: K.Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:54
De Jong skuqet, Barcelona baras me Cadiz-in dhe Koeman në siklet!

Barcelona nuk është ajo Barcelonë si në kohën e Lionel Messit! 

Pa Messin, i cili është transferuar në PSG, Barcelona nuk e ka energjinë si dikur në repartin e sulmit! 

Sonte sulmuesit e saj nuk u treguan të shkathët. Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim (0:0) ndaj Cadiz-it, në stadiumin “Nuevo Mirandilla”.

Image

De Jong

Ndeshja u përcoll nga 12.180 shikues.  

Futbollisti i Barcelonës, de Jong, përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 65-të.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, gjithsesi se është në siklet sepse nuk po i shkon ashtu siç e ka paraparë, ani pse nuk ka asnjë humbje nga pesë takime, ka dy fitore e tre barazime, me goldallim 8:5.

Barcelona renditet në vend të shtatë me 9 pikë, ka një ndeshje me pak dhe shtatë pikë me pak se lideri, Real Madridi, ndërsa Cadiz renditet në pozitën e 14-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat