Roberto: Ne jemi Barça, kemi ekip të mirë

Futboll

Roberto: Ne jemi Barça, kemi ekip të mirë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:11
Roberto: Ne jemi Barça, kemi ekip të mirë

Sergi Roberto ka folur pas ndeshjes ndaj Cadizit, të cilët u ndalën baraz, me rezultat 0:0, në kuadër të javës së gjashtë.

Pas ndeshjes, Sergi Roberto është shprehur optimist se Barcelona mund të fitojë La Ligan përkundër startit shumë të dobët.

“Ne jemi Barça, kemi ekip të mirë dhe qëllimi është të luftojmë për ligën. Nuk mendoj se skuadrat e tjera janë më të mira se ne. Ne duhet të jemi të bashkuar”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time. Unë jap 100% në çdo stërvitje dhe çdo lojë. Kohë më të mira do të vijnë me siguri”.

“Ne jemi në një seri rezultatesh të këqija dhe duhet të fillojmë të fitojmë, sepse Real Madridi na udhëheq me 7 pikë ndaj ndeshje”, përfundoi Sergi Roberto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat