Djali i Ronaldos mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër

Futboll

Djali i Ronaldos mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:15
Djali i Ronaldos mendoi se Messi ishte shumë i shkurtër

Pavarësisht që Ronaldo dhe Messi garuan për çmime dhe rekorde, ku ndanë këtë fazë për 15 vite, Kristiano Junior është tifoz i madh i gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ai edhe e quajti Messin ‘idhull’ dhe Ronaldo zbuloi se djali i tij flet gjithmonë për takimin e ndodhur në vitin 2015. Sidoqoftë, nëna e CR7, Dolores Aveiro ka zbuluar se Cristiano Junior mendoi se Mesi ishte shumë i shkurtër për të qenë i vërtet.

“Isha më të dhe i thashë ‘shiko, është Messi’, dhe ai më tha ‘ai nuk është Messi, është i shkurtër’, tha ajo në një intervistë për Marca.

“Djali im pastaj i dha mundësinë të takohej. Messi është person shumë i mirë. Nipi im është tashmë më i madh (qesh), ishte moment shumë qesharak”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, CR7 është duke shkëlqyer te Man United, ku ka regjistruar katër gola në të gjitha gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat