Bundesliga gjermane rikthehet sot

Futboll

Bundesliga gjermane rikthehet sot

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:22
Bundesliga gjermane rikthehet sot

Bundesliga gjermane rikthehet sot me xhiron e gjashtë të sezonit të ri 2021/22, ku ndeshja e vetme për sot do të jetë ajo mes Greuther Furth dhe Bayern Munich.

Bayerni do të synojë që të vazhdojë me rezultate pozitive sezonin e ri, ku sot zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së sapo inkuadruar në Bundesliga, Greuther Furth, e cila ende nuk di për fitore.

Në xhiron e fundit, Bayerni regjistroi fitore të thellë prej 7:0 kundër skuadrës së Bochum, kurse Greuther Furth rikthehet nga humbja 2:1 kundër skuadrës së Hertha Berlinit.

Pas pesë xhirosh, tabelën e kryeson Bayern Munich me 13 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Wolfsburgu në vend të dytë, kurse Greuther Furth zë vendin e fundit me vetëm një pikë.

Të dy skuadrat sot do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Coman, Tolisso dhe Ulreich, kurse tek Greuther Furth do të mungojnë Jung, Kehr dhe Ngankam.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Greuther Furth (4-4-2): Burchert; Meyerhofer, Bauer, Viergever, Willems; Nielsen, Seguin, Griesbeck, Dudziak; Hrgota, Itten

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sabitzer, Muller, Sane; Lewandowski

20:30 Greuther Furth – Bayern Munich (Stadiumi Sportpark Ronhof Thomas Sommer).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat