Hakimi: Reali është klubi i fëmijërisë

Futboll

Hakimi: Reali është klubi i fëmijërisë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:07
Hakimi: Reali është klubi i fëmijërisë

Largimi i Achraf Hakimi po konsiderohet si një ndër gabimet më të mëdha që Real Madridi i ka bërë në vitet e fundit.

Për dy vite në formë huazimi te Borussia Dortmundi, Hakimi u rrit shumë si lojtar dhe kur u mendua se do të kthehet në Madrid, Reali e shiti te Interi për 40 milionë euro.

Për një vit në Itali, ai u rrit edhe më shumë si lojtar, bashkë me të edhe vlera e tij dhe Interi e shiti te PSG për 70 milionë euro.

Ai tashmë po konsiderohet si një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, derisa Reali po vuan në atë pozicion, pasi Dani Carvajal ka së paku një vit që nuk e lënë rehat dëmtimet.

Sido që të jetë, Hakimi mund ta veshë edhe njëherë fanellën e bardh, ose të paktën shpreson ta bëjë, por  kur, është diçka që nuk dihet në futboll.

“Reali është klubi i fëmijërisë, falë të cilit unë jam ku jam. Kam qenë atje për shumë vite, i jam mirënjohës për gjithçka. Për momentin, nuk kam pasur mundësinë për të triumfuar atje, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të sjellë e ardhmja”, u shpreh Hakimi.

“Sot e vetmja gjë që ka rëndësi është Parisi, padyshim që jam shumë i motivuar për të arritur gjëra të mëdha me këtë fanellë”.

Achraf është njeriu i momentit te Parisi. Ditë më parë ai shënoi dy gola, njërin në minutën e 94’, për t’ia siguruar tri pikë dramatike PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat