Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City

Futboll

Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:16
Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City

Cristiano Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City gjatë kësaj vere, por në fund zgjodhi që të ribashkohej me Manchester United. Një zgjedhje e zgjuar që është komentuar edhe nga Luis Figo.

Ish-mesfushori ka eksperiencë të hidhur me transferimin te rivalët e Barcelonës, Real Madridin, duke pasur urrejtjen e tifozëve blaugrana që e kërcënuan edhe me jetë.

“Personalisht mendoj se Manchester Unted ishte zgjedhja më e mirë për Cristianon, pasi është një vend që e njeh. Ai ka bërë historinë me këtë klub, fansat e duan dhe mendoj se është zgjedhja më e mirë për karrierën e tij. Nëse do të shkonte në një ekip më kompetitivë, mendoj se do të kishte probleme me përqendrimin dhe me tifozët.

Kjo ishte zgjedhja më e mirë për të pasur më pak probleme dhe për të shkruar historinë me United”, ka thënë Figo.

Ronaldo në fakt e ka nisur mjaft mirë aventurën me “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat