Suarez, shënon gol në çdo minutë të futbollit!

Futboll

Suarez, shënon gol në çdo minutë të futbollit!

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:44
Suarez, shënon gol në çdo minutë të futbollit!

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Luis Suarez ka vendosur një rekord unik në futbollin modern. Sulmuesi uruguajas ishte autor i dy golave ndaj Getafes, në fitoren 2-1 të Atletikos, në transfertë.

Mirëpo goli i parë, ishte i veçantë për Luis Suarezin, pasi që ishte i shënuar në minutën e 78-të. Ishte goli i barazimit ndaj Getafes, ndërsa ishte shënuar në minutën e vetme, në të cilën Suarez nuk kishte shënuar në 90 minutat e lojës.

Suarez kishte shënuar gol në çdo minutë të lojës së futbollit dhe i mungonte goli i minutës së 78-të.

Tani me këtë arritje, Luis Suarez ka shënuar gol në çdo minutë të kohës së rregullt në futboll.

Kujtojmë se sulmuesi uruguajas ka zhvilluar 661 ndeshje, duke shënuar 427 gola dhe 238 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat