A&N fiton derbin ndaj Onix-it, mendojnë për sfidën në Korishë

Futboll

A&N fiton derbin ndaj Onix-it, mendojnë për sfidën në Korishë

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:54
A&N fiton derbin ndaj Onix-it, mendojnë për sfidën në Korishë

A&N nga Prizreni kthehet me tri pikë të mëdha, duke u shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Onix-it, në takimin e javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

A&N renditet në vend të dytë me 9 pikë, ka tre me shumë se Onix në pozitën e katërt.

 “Skuadra jonë arrin fitore brilante në transfertë ndaj skuadrës së Onix-ut me rezultat 0:1 me golin e Lek Pozhegut në minutat e fundit të ndeshjes.

Një ndeshje e barabartë me dy skuadrat që kishin rastet e tyre por në fund fitorja na takon neve, vazhdojmë të bashkuar drejt fitoreve tjera.

Në mesjavë jemi nikoqir të Istogut në stadiumin ‘Boka’ në Korishë, besojmë në trepikëshin e radhës”, njofton KF A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat