Simeone: Pres më shumë nga Griezmann dhe nga të gjithë lojtarët e mi

Futboll

Simeone: Pres më shumë nga Griezmann dhe nga të gjithë lojtarët e mi

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:02
Simeone: Pres më shumë nga Griezmann dhe nga të gjithë lojtarët e mi

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Alaves.

Pres më shumë nga Griezmann dhe nga të gjithë lojtarët e mi, ashtu si ata presin gjithmonë më shumë nga ne. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Alaves? Na pret një ndeshje e vështirë, kundër një rivali që është rritur shumë.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë. Llorente? Nuk më shqetëson se lodhet duke luajtur në një pozicion që nuk është i tiji (mesfushor qendre)”.

Atletico ndodhet aktualisht në vendin e dytë në renditje me 14 pikë, 2 larg kryesuesve të Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat