Arsenali merr lajme të mira për Xhakën

Futboll

Arsenali merr lajme të mira për Xhakën

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:04
Arsenali merr lajme të mira për Xhakën

Arsenali është gati për derbin ndaj rivalit lokal, Tottenham Hotspur, në kuadër të javës së gjashtë në Premier Ligë.

Klubi i Arsenalit ka njoftuar sot (e premte) se të gjithë futbollistët e skuadrës së parë janë të gatshëm.

Pas një kohe, “Topçinjtë” nuk kanë asnjë futbollist të lënduar apo suspenduar.

Edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë në dispozicion të Mikel Artetas për derbi, pasi mungoi në tri ndeshje shkaku i suspendimit.

Xhaka ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Manchester Cityt më 28 gusht.

Ndryshe, ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të zhvillohet të dielën (26 shtator) në “Emirates Stadium” nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat