Mbrojtësi i United: Ishte koha e duhur për tu larguar

Futboll

Mbrojtësi i United: Ishte koha e duhur për tu larguar

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Brandon Williams thotë se ishte koha e duhur për t’u larguar nga Manchester United, pasi iu bashkua Norwichit si huazim këtë verë.

Mbrojtësi i majtë Williams tha për Sky Sports: “Ishte vërtet mirë të mësosh një stil të ri të lojës, ai [shefi i Norwich Daniel Farke] më ka bërë të qëndroj në fushën stërvitore për të mësuar gjëra".

“Ne menduam se ishte koha e duhur për mua që të vija këtu, të punoja për veten dhe të luaja çdo ndeshje. Në Man Utd kam një kontratë të gjatë, kështu që shpresoj se mund të luaj mirë këtë sezon dhe të kthehem atje”, ka përfunduar mbrojtësi anglez. 

Anglezi vendosi të largohej nga ‘djajtë’ pasi Diogo Dalot qëndroi në klub, gjersa alternativa e parë e mbrojtjes ishte Aaron Wan-Bissaka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat