Tifozët nuk e lënë të qetë Ronaldon, kapet mat

Futboll

Tifozët nuk e lënë të qetë Ronaldon, kapet mat

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:48
Tifozët nuk e lënë të qetë Ronaldon, kapet mat

Cristiano Ronaldo nuk mund të bëjë një jetë të qetë në Manchester.

Pasi e fotografuan me dy bodigardët e tij në stërvitje, kësaj radhe ylli portugez është filmuar teksa del nga hyrja e një poste në Manchester.

Pamjet u shpërndanë nga një tifoz i cili shkroi në rrjetet sociale: ‘’Sapo pashë Cristiano Ronaldon afër shtëpisë time. E pabesueshme, çfarë po kërkon këtu?!’’.

Image

36-vjeçari shihet teksa del nga zyre e një poste, i shoqëruar nga dy roje.

Ronaldo shikohet i veshur sportiv dhe i drejtohet Bentley-t të tij 200 mijë paund për tu larguar.

Cristiano Ronaldo njihet për influencën e madhe që ka në botën e sportit, i konsideruar si sportisti më popullor në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat