Inzaghi: Uria dhe përqendrimi me siguri do të bëjnë diferencën

Futboll

Inzaghi: Uria dhe përqendrimi me siguri do të bëjnë diferencën

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:00
Inzaghi: Uria dhe perqendrimi me siguri do të bëjnë diferencën

Interi, i cili vazhdon të japë përgjigje pozitive, po përgatitet të përballet me Atalantën në San Siro, para se të udhëtojë në Ukrainë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Shakthar.

Trajneri i Nerazzurri, Simone Inzaghi, foli për mikrofonat e Inter TV në prag të ndeshjes:

“Fitorja në Firence ishte e rëndësishme.

Pavarësisht lojes në gjysmën e parë dhe golit te pesuar, ne mbetëm të kthjellët. Unë pashë një reagim të madh, nga një ekip i rëndësishëm, në një fushë të vështirë. Nesër na pret një ndeshje tjetër po aq e forte”.

A keni ndërmend të bëni ndonjë rotacion? – “Ne kemi ende një seancë stërvitore të rëndësishme, do të shoh kushtet e përgjithshme të ekipit dhe më pas do të vendos me qetësi për formacionin”.

Çfarë loje prisni nga Atalanta? “Është një ekip i shkëlqyeshëm që nuk te fal asgjë.

Ne do të duhet të jemi të mirë në të njëjtën gjë. Uria dhe perqendrimi me siguri do të bëjnë diferencën”, tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat