Firmos për 3 vite me skuadrën franceze

Futboll

Firmos për 3 vite me skuadrën franceze

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:33
Firmos për 3 vite me skuadrën franceze

Ish-sulmuesi i Milanit, Mbaje Niang ka nisur një aventurë të re duke u transferuar tek skuadra e Bordos.

26-vjeçari nis dhe një herë rrugëtimin në Francë ku prej 9 vitesh ka ndërraur plot 7 skuadra në huazim.

Niang mbahet mend për periudhën e kaluar te Milani ku u transferua në vitin 2012 duke u bërë dhe golashënuesi i dytë më i ri për kuqezinjtë teksa i shënonte Rexhinës në Kupën e Italisë kur ishte vetëm 17 vjeç.

Por forma e tij ra shpejt, dhe sulmuesi nisi një sërë huazimesh. Së fundmi, Niang ka firmosur për 3 vite me Bordon pas 6 muajsh zhgënjyes në Arabi tek Al Ahli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat