A mund ta fitojë titullin Milani i tij?

Futboll

A mund ta fitojë titullin Milani i tij?

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 09:17
Milani

Vetëm tri ditë pas ndeshjes që fitoi kundër Venezia, Milani do të kthehet në fushë. Sot, rruga e kuqezinjve kryqëzohet me Spezia, e aftë për ta vënë Juventusin në vështirësi së fundi. Trajneri Pioli në konferencën për shtyp shpjegoi se çfarë do të duhet për të marrë një fitore tjetër:

"Nuk ka dyshim se së bashku me tifozët tanë kemi më shumë entuziazëm, më shumë mbështetje. Është e vërtetë që e filluam mirë në shtëpi, por nesër nuk do të luajmë në fushën tonë. Duhet të luajmë më mirë se kundërshtari ynë, i cili duhet respektuar shumë.

Brahim Diaz? Ai është mirë, nesër na pret një ndeshje e rëndësishme, pas kaq shumë ndeshjeve të rëndësishme. Unë do të vlerësoj së bashku me lojtarët e tjerë, gjithmonë duke pasur parasysh se është e rëndësishme kush e fillon lojën, por edhe më shumë kush arrin ta ndryshojë atë në progres. Besoj te cilësitë e grupit. Për fat kam shumë lojtarë të mirë. Ne duhet të jemi të mirë në drejtimin e lojës.

Giroud? Ai mund të thirret dhe është në dispozicion. E shoh gati, mjaft mirë. Mund të jetë në lojë, pastaj nuk e di nëse nga fillimi apo jo. Që nga fillimi i sezonit kemi pasur vetëm dy dëmtime: Kessie dhe Krunic. Të tjerët janë lodhur. Calabria është në dispozicion për nesër, Messias mbërriti me disa probleme, që tani është duke i shëruar.

Lëndimi i Plizzari? Nuk po kërkojmë një portier të tretë, sepse kemi disa lojtarë të rinj shumë interesantë. Pastaj jemi të mbuluar me Maignan dhe Tatarusau. Për sot kemi rikuperuar Giroud dhe Calabria, por Florenzi nuk do të jetë për shkak të një traume të hapur në gju. Ai nuk mund të stërvitej. Shpresoj ta kem për ndeshjen e së martës. Nuk është ende 100% fizikisht, por po flasim për një lojtar shumë të mirë, inteligjent.

Leao? Ai është përmirësuar shumë, e shoh gjithnjë e më tepër brenda lojës. Më 8 korrik kam gjetur një lojtar tjetër, më të pjekur. Rotacion sot? Do të hedh në fushë formacionin më të mirë, bazuar në atë që pashë në stërvitje. Ndryshimi i rregullave me pesë zëvendësimet? Diçka shumë e rëndësishme, e kam thënë këtë prej një kohe të gjatë. Sidomos tani që luajmë çdo tri ditë”.

Pioli u ndal edhe te kryesimi i Serie A nga Napoli: “Nuk ka ndryshuar asgjë në ekip, përkundrazi shtoi Anguissa dhe një trajner shumë të përgatitur. Napoli është ndër skuadrat më të mira në Serie A, shumë e thellë: E dija se mund të ishte një pretendent për titull që nga fillimi. Atalanta? Ka bërë gjithmonë nisje më të ngadalta, mendoj se do të ketë shumë ekipe që do të luftojnë për pozitat e larta.

Unë jam shumë i kënaqur me skuadrën time, sepse është e një cilësie të lartë. Nëse ky Milan mund të shkojë deri në fund? Lojtarët e mi thonë se duan të fitojnë. Karta e identitetit vazhdon të thotë se jemi të rinj, por mendërisht, në nivelin e njohurive dhe pjesëmarrjes, skuadra është rritur shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat