Milani në bisedime për Iscon

Futboll

Milani në bisedime për Iscon

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:28
Isco

Isco mund të përfundojë në Milan në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Todofichajes”, Milani është në bisedime të vazhdueshme me Real Madridin për transferimin e Iscos në afatin kalimtar të janarit.

29-vjeçari ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë edicion, derisa kontrata i skadon në vitin 2022.

Milan po tenton që ta rrëmbejë atë në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar mesfushën dhe nëse Reali kërkon shumë para, atëherë do të presë deri në verë për ta marrë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat