Këto janë shtatë ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Parë

Futboll

Këto janë shtatë ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Parë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:29
Këto janë shtatë ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Parë

Sot (e shtunë) do të zhvillohen shumica e ndeshjeve të javës së pestë në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes Onix – A&N që u zhvillua dje, sot do të zhvillohen katër ndeshjet tjera dhe të fundit në kuadër të kësaj jave në Grupin A.

Të katër këto ndeshje do të nisin në ora 15:00.

Kurse, nga Grupi B në program për t’u zhvilluar sot janë tri ndeshje, derisa dje u zhvillua takimi mes Arbërisë dhe Ferizajt.

Java e pestë në Grupin B do të mbyllet nesër me ndeshjen Vushtrria – Ramiz Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat