Reali përballet me Villarealin

Futboll

Reali përballet me Villarealin

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:41
Reali përballet me Villarealin

Kjo e shtunë do të jetë vërtet magjike për abonentët e Digitalb, e pasur me supersfida dhe ndeshje të forta nga kampionatet më të rëndësishme të Europës.

Gjithçka do të nisë shumë herët me supersfidën Chelsea-Manchester City për javën e 6-të të Premier League por edhe Manchester United-Aston Villa që gjithashtu do të luhet në orën 13:30. Në 14:00 do të jetë radha e Atletico Madrid që do të sfidojë në transfertë Deportivo Alaves.

Reali i Madridit do të zbresë në fushë në mbrëmje në orën 21:00 teksa do të presë në Santiago Bernabeu Villarealin, ndërkohë që më herët do të jetë radha e Sevillas që do të sfidojë Espanyolin.

Java e 6-të e Premier League sjell gjithashtu tre takime të tjera në ekranin tonë, pikërisht sfidat Leicester-Burnley, Everton-Norwich dhe Brentford-Liverpool ndërkohë që nga java e 6-të e Bundesligas do të keni mundësi të ndiqni ndeshjet Leverkusen-Mainz dhe Gladbach-Dortmund. Ligue 1 sjell dy ndeshje interesante si PSG-Montpellier dhe Lyon-Lorient, ndërkohë që nuk mungon as Eredivisie në ekranin tonë me sfidat e skuadrave kryesuese, Ajax, PSV dhe Feyenoord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat