Një dëmtim muskulor e mban spanjollin ende jashtë fushave

Futboll

Një dëmtim muskulor e mban spanjollin ende jashtë fushave

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:52
Një dëmtim muskulor e mban spanjollin ende jashtë fushave

Sergio Ramos erdhi në verë te PSG nga Real Madrid dhe tashmë që janë luajtur disa ndeshje në Champions dhe kanë kaluar disa javë në Ligue 1 ende nuk ka ndodhur debutimi i tij.

Është një nga më të paguarit te PSG, por me siguri klubi është penduar që tani për rrogën dhe kontratën 2-vjeçare që i ofroi ish-kapitenit të Real Madrid.

Një dëmtim muskulor e mban spanjollin ende jashtë fushave dhe nesër ndaj Monpellier sërish nuk do jetë i gatshëm dhe do vazhdojë stërvitjen i veçuar.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i PSG. Kujtojmë se nesër mungon edhe Messi për shkak dëmtimi në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat