Sociedadi gati të rrisë çmimin

Futboll

Sociedadi gati të rrisë çmimin

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:56
Sociedadi gati të rrisë çmimin

Sociedadi gati të rrisë çmimin!

Manchester City i shtohet listës së klubeve që interesohen për “yllin” e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, pasi edhe Paris Saint Germain dhe Borussia e Dortmundit kanë kohë që e ndjekin me interes futbollistin, i cili në këtë fillim sezoni ka realizuar 4 gola.

Konkurrenca mes klubeve pritet të jetë e “zjarrtë” në merkaton e janarit, ku me shumë mundësi për kartonin e futbollistit do të hapet një ankand.

Momentalisht, spanjollët e Sociedadit, për ta lënë të lirë lojtarin, kërkojnë rreth 86 milionë euro, por duke parë konkurrencën e ashpër mes klubeve pretendente për afrimin e Oyarzabal, drejtuesit baskë mund të pretendojnë një shumë  më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat