Trajneri i Polonisë e tepron: Meritonim dy fitore me Anglinë

Futboll

Trajneri i Polonisë e tepron: Meritonim dy fitore me Anglinë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:00
Trajneri i Polonisë e tepron: Meritonim dy fitore me Anglinë

Grupi I do të jetë i luftuar deri në fund për të përcaktuar ekipet që sigurojnë kualifikimin dhe kalimin në “play off” për Kampionatin Botëror Katar 2020.

Kalendari është i vështirë, ku ndeshje direkte mes rivalëve do të luhen në muajin tetor. Polonia do të vijë në Tiranë për tu përballur me Shqipërinë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat duan vetëm fitoren.

Në një intervistë me gazetarin Sebastian Stazevski, trajneri i Kombëtares polake shprehet se matematika e lejon ende vendin e parë për ekipin e tij, për të mbërritur këtu duhet ti mppshtë të gjithë kundërshtarët e radhës. Portugezi Souza më pas e tepron disi, duke thënën se Polonia ka merituar fitoren në të dyja përballjet e zhvilluara me Anglinë.

“Ne ende kemi shanse teorike për vendin e parë në grup, duhet ta mbajmë mend atë. Por mbi të gjitha, ne duhet të përqëndrohemi në atë që kemi nën kontroll.

Dhe ajo që ne mund të kontrollojmë është loja dhe golat tanë gjatë ndeshjes. Kemi disa ndeshje më të vështira për të luajtur dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Ishte e njëjta gjë me Anglinë, rivalin tonë kryesor në grup.

Ne e dimë nivelin e anglezëve, por megjithatë unë mendoj se në të dyja ndeshjet me ta kemi merituar fitore. Nëse i analizoni me kujdes të dy takimet, do të vini re se ne kemi krijuar situata më të qarta për veten tonë sesa ata.

Jemi të vetëdijshëm për zotërimin e topit në pjesë të caktuara të ndeshjeve, por në të njëjtën kohë ata nuk kishin shumë situata të mira. Ne kemi krijuar shumë më tepër se sa ata”, ka deklaruar Paulo Souza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat