Tare flet për strategjinë e Lazios

Futboll

Tare flet për strategjinë e Lazios

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:02
Tare flet për strategjinë e Lazios

Lazio Primavera morën një fitore kundër Rexhinës dy ditë më parë, çka ka sjellë gëzim në radhët e bardhekaltërve të vegjël. Në një intervistë të dhënë për “Lazio Style Channel”, Etien Tare është shprehur se ky vit të jetë ai i hakmarrjes për ta.

Djali i drejtorit sportiv të klubit kryeqytetas, Igli Tares, shton se ekipi i të rinjve po përvetëson të njëjtat skema dhe mënyrë loje si ato që aplikon Sarri në mënyrë që kalimi në ekipin A të jetë sa më i lehtë për ta.

“Viti i kaluar ishte një mësim për ne. Ne kishim një sezon të vështirë dhe prandaj duam që ky të jetë viti i hakmarrjes për të gjithë. Po punojmë shumë duke u përpjekur që topi të vrapojë aq shpejt sa bën ekipi i parë.

Ne kemi përshtatur të njëjtat module të tyre, në mënyrë që të jemi gati kur Sarri të na thërrasë me të për stërvitje”, është shprehur Etien Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat