Inzaghi: Ekipi im është stërvitur mirë

Futboll

Inzaghi: Ekipi im është stërvitur mirë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:52
Inzaghi: Ekipi im është stërvitur mirë

Të shtunën në orën 18.00 do të luhet një prej ndeshjeve më pikante të kësaj jave të kampionatit italian. Të njëjtat ngjyra dhe prej disa viteve me një nivel të ngjashëm futbolli, ja ku kemi përballjen mes Interit dhe Atalantës.

Inzaghi është tepër i fokusuar tek kjo ndeshje dhe duket që nuk e ka aspak mendjen në ndeshjen e të martës në Champions League kundër Shakhtarit. ¨E kam të vështirë të mendoj pë Shakhtarin, pasi jemi të fokusuar totalisht tek Atalanta¨, është shprehur trajneri zikaltër.

Trajneri i Interit i nis fjalët e tij nga fitorja në Firenze duke thënë:

¨Unë mendoj se fitorja e të martës ishte shumë e rëndësishme. Pavarësisht nisjes së përvujtshme në gjysmë orën e parë, ne ruajtëm çiltërsinë. Më pas pashë një reagim të madh prej skuadre të rëndësishme. Në fund dolëm fitues nga një fushë e vështirë. Nesër do të kemi një përballje po aq impenjative.¨

¨Atalanta është një skuadër shumë e mirë, që nuk të fal asgjë. Edhe ne duhet të tregohemi të tillë. Uria dhe aftësia për t’i bërë keq kundërshtarit do të bëjnë diferencën. Në bazë të situatës së përgjithshme të lojtarëve do të vendos edhe formacionin¨, ka shtuar ai.

18 gola të shënuar nga 11 lojtarë të ndryshëm në këtë kampionat karikojnë trajnerin Inzaghi:

¨Më vjen mirë për këtë statistikë. Përpiqem të përfshij çdo lojtar. Jam me fat që kam plot lojtarë të aftë dhe gjithmonë në disponueshëm.

Me 5 zëvendësime në dispozicion titullarët janë gjithmonë e më pak, por të gjithë japin sinjale pozitive. Përpiqemi të përgatisim shumë gjëra. Ekipi im është stërvitur mirë më parë dhe kjo ma lehtësoi punën. Po mundohemi që të evoluojmë ekipin me ide të reja¨.

Pas pesë ndeshjesh Interi gjendet në vendin e dytë me 13 pikë së bashku me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat