Shqipëria mundet nga Mali i Zi

Futboll

Shqipëria mundet nga Mali i Zi

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:35
Shqipëria mundet nga Mali i Zi

Shqipëria U-17 e femrave ka luajtur këtë të premte ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Malit të Zi, e vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022.

Tekniku shqiptar, Agustin Kola hodhi në fushë këtë formacion: Synaj, Tori, Maxhalaku (c), Marku, Coka, Danaj, Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi.

Në ndeshjen që nisi në ora 16:00 në “Elbasan Arena”, ishin malazezet ato të cilat kaluan të parat në avantazh në minutën e 10-të, me Osmajić, teksa katër minuta më vonë dyfishon rezultatin Borićić. Vajzat kuqezi mundohen të marrin në kontroll lojën, ku në minutën e 21-të, Borci godet bukur një top nga brenda zonës, por që përfundon jashtë rrjetës kundërshtare.
Malazezet shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 29-të. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-3 në favor të kundërshtareve.

Me fillimin e pjesës së dytë, Kola bën dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Emi Bilinishtën dhe Estrela Habilin dhe duke nxjerrë nga loja Juarda Alijaj dhe Kesiana Kallbaqin. Vajzat kuqezi pësojnë edhe pesë gola të tjerë në këtë pjesë të dytë, ndërsa golin e nderit për Shqipërinë do ta shënonte numri 9, Klaudia Borci, në minutën e 88-të takimit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin final 1-8, me Kombëtaren shqiptare të femrave që do të luajë ndeshjen e dytë më 30 shtator kundër Azerbajxhanit, në Elbasan Arena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat