I pakënaqur, largohet nga Renova

Futboll

I pakënaqur, largohet nga Renova

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:51
I pakënaqur, largohet nga Renova

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nikolla Risteski është larguar nga Renova vetëm pas 86 ditëve të kaluara te kjo skuadër.

Arsyeja ka qenë minutazhi i vogël i dhënë nga ana e trajnerit Qatip Osmani, i cili e kishte aktivizuar titullarë vetëm në ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes, njofton “infOSport.mk”. Ndryshe 24-vjeçari me Renovën këtë edicion u paraqit në 5 ndeshje, duke zhvilluar gjithsej 179 minuta.

Kujtojmë Risteski te Renova erdhi nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës.

Gjatë karrierës së tij, Risteski përveç me Renovën dhe Rabotniçkin ka luajtur edhe me Borecin e Velesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat