Betejë gjigantësh

Futboll

Betejë gjigantësh

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:55
Betejë gjigantësh

Juventusi ndjek Antonio Rudiger. Ish-mbrojtësi i Romës është gati ta përfundojë kontratën e tij me Chelsea dhe po ngjall interesin e disa klubeve.

“Për mua, ky do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës, kështu që do të marr kohën e duhur për të vendosur.

Për pjesën tjetër mund të them se personalisht nuk kam folur me asnjë klub tjetër, përveç Chelsea”, – tha qendërmbrojtësi. Sipas “Mirror”, Juventusi dhe Bayern Munich janë dy klubet më active, që po e ndjekin situatën e Rudiger më nga afër.

Ndërkohë, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, nuk e fshehu vlerësimin e tij për mbrojtësin. “Në përgjithësi nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera, por mund të flas për Rudiger si tifoz.

Ai është pjesë e kombëtares gjermane dhe me Tuchel, i cili ishte shumë i mirë në menaxhimin e tij, është rritur shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat