Messi dhe Verratti pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Futboll

Messi dhe Verratti pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:59
Messi dhe Verratti pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Lionel Messi dhe Marco Verratti pritet të jenë plotësisht gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Messi dhe Verrati do t’i mungojnë Paris Saint-Germaint sonte në ndeshjen ndaj Montpellierit, por pritet të jenë gati për në mesjavën e ardhshme.

Sipas “L’Equipe”, të dy futbollistët do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës angleze, që zhvillohet më 28 shtator (të martën).

Messi i mungoi PSG-së në ndeshjen ndaj Metzit, teksa nuk do të luajë as sonte.

Kurse, Verratti nuk ka luajtur për parisienët që nga 29 gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat