Iu kërkon falje tifozëve shkodranë

Futboll

Iu kërkon falje tifozëve shkodranë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:10
Iu kërkon falje tifozëve shkodranë

Thomas Brdaric nuk fshihet, përkundrazi.

Në prag të sfidës delikate me të kuqtë, thotë se skuadra e tij është më e mirë se Partizani. Sidoqoftë, këtë do ta tregojë nesër fusha e “Elbasan Arena”.

Ama, ka një fakt që e dëshmon Vllazninë si “macja e zezë” për të kuqtë. Pa shkuar larg, vetëm në sezonin e kaluar, konstatojmë se Partizani nuk ka asnjë fitore ndaj kuqebluve të Shkodrës.

Në konferencën për shtyp, Brdaric iu përgjigj interesimit të gazetarëve për këtë klasike të futbollit shqiptar:

“Dua t’i kërkoj falje tifozërisë së Vllaznisë për deklaratat e mia në lidhje me rritjen e çmimeve të biletave. Nuk më takon mua të flas për rritjen apo jo, ishte një veprim i nxituar e për këtë gjë kërkoj falje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat