Manchester City fiton derbin në Londër

Futboll

Manchester City fiton derbin në Londër

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:50
Manchester City fiton derbin në Londër

Manchester City fiton derbin e madh anglez në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Chelsea.

Pjesa e parë e ballafaqimit përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë përkatësisht në minutat e parë bie goli.

Image

Autor i golit Gabriel Jesus në minutën e 53-të. Jesus nga rreth 15 metra shënon gol të bukur në këndin e poshtëm, duke lënë të shtangur portierin vendas, Mendy.

City i shkaktojë humbjen e parë Chelseas.

Pas javës së gjashtë në Premier League, Manchester City ngritët në vend të 2-të me 13 pikë, sa ka edhe Chelsea një pozitë më poshtë. 

Karakteristikë ëhtë goldallimi, Manchester City e ka 12:1 apo 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, Chelsea 12:2, po ashtu 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat