Guardiola në histori të Man Cityt

Futboll

Guardiola në histori të Man Cityt

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:52
Guardiola në histori të Man Cityt

Manchester City i Pep Guardiolas ka realizuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Chelseas të Thomas Tuchel.

Man City fitoi minimalisht ndaj bluve të Londrës, megjithëse kishin një ndeshje totalisht të dominuar dhe nën kontroll gjatë gjithë 90 minutave.

Guardiola i ‘hakmerret’ më në fund homologut të tij, Tuchel, i cili e kishte mposhtur në tre ndeshjet paraprake menaxherin spanjoll, përfshirë së fundi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me këtë fitore, Guardiola tani ka hyrë në histori të klubit të Manchester Cityt pasi ka arritur më shumë fitore se çdo menaxher tjetër në histori të ‘Citizens’.

Guardiola (221) ka tejkaluar me fitore Les McDowall (220) për tu bërë zyrtarisht menaxheri me më së shumti fitore të realizuara me skuadrën e Manchester Cityt.

Spanjolli ka një bilanc të jashtëzakonshëm të fitoreve, duke e arritur këtë shifër në vetëm 303 ndeshje të zhvilluara, me një përqindje të lartë fitoresh prej 72.9%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat