Llapi vazhdon me rezultate të dobëta, Drenica me pikë të madhe

Futboll

Llapi vazhdon me rezultate të dobëta, Drenica me pikë të madhe

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:58
Llapi vazhdon me rezultate të dobëta, Drenica me pikë të madhe

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, vazhdon me rezultate të dobëta, kësaj radhe si vendas (në Merdarë) u nda baras me rezultat 1:1 me Drenicën nga Skenderaj.

Në minutën e 12-të,  drenicasit kalojnë në epërsi me golin e Kreshnik Ukës.

Nuk vonoi shumë dhe Kastriot Selmani barazon (1:1) rezultatin duke përfituar edhe nga gabimi i portierit.

Pas javës së 6-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drenica renditet në vend të tretë me 11 pikë dhe Llapi në fund me 3 sish apo pa asnjë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat