Atletico Madrid zhgënjen

Futboll

Atletico Madrid zhgënjen

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:03
Atletico Madrid zhgënjen

Atletico e Madridit pëson humbjen e parë sezonale në kampionat, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj Alavesit dhe komplikoi mbrojtjen e titullit që në javët e para të sezonit.

Trajneri Diego Simeone kishte ndryshuar edhe rrshtimin e të tijve, për të shfrytëzur më mirë cilësitë e Antoinne Griezmann, teksa hodhi në fushë një formacion të rreshtuar me skemën 3-5-2, megjithatë sfida nuk nisi aspak mirë për kryeqytetasit.

Në minutën e katërt, Alaves fitoi goditjen e parë nga këndi dhe pas krosimit në zonë, ishte mbrojtësi Laguardia që i gjeti kohën e duhur topit dhe e devijoi në rrjetën e portës së Oblak.

Më pas Loc Colchoneros morën kontrolline lojës dhe dominuan në qarkullimin e topit, por nuk arritën të krijojnë shumë mundësi të mira shënimi, teksa as lojtarët e ardhur nga stoli si Cunha e Correa, nuk arritën të bëjnë diferencën.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin 1-0 për Alaves, që pas 5 humbjesh, gjen suksesin e parë, ndërsa Atletico humb mundësinë për të parakaluar Realin e Madridit dhe rrezikon ta shohë veten 5 pikë larg kreut, nëse skuadra e Ancelottit bën detyrën sonte ndaj Villarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat