Shkëmbi: Gjatë 90 minutave nuk kemi vazhdimësinë

Futboll

Shkëmbi: Gjatë 90 minutave nuk kemi vazhdimësinë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:08
Shkëmbi: Gjatë 90 minutave nuk kemi vazhdimësinë

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, analizoi barazimin ndaj kampionëve të Teutës, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës dhe të vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, korçari u shpreh:

"Gjatë 90 minutave nuk kemi vazhdimësinë që duhet të kemi si skuadër.

Kundër ekipit kampion qëndron rezultati. Deri diku jemi të kënaqur, por në sulm duhet të jemi shumë më shumë agresiv, i kemi mundësitë.

Rastet që na paraqiten duhet t’i shfrytëzojmë. Sot na mungoi besimi", tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat