Trajneri i Ulpianës: Jemi të detyruar të kënaqemi me këto pikë

Futboll

Trajneri i Ulpianës: Jemi të detyruar të kënaqemi me këto pikë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:18
Trajneri i Ulpianës: Jemi të detyruar të kënaqemi me këto pikë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ulpiana dhe Dukagjini u përballën sot në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, ku edhe pas 90 minutave ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë, 0-0.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i KF Ulpianës, i cili tha se ekipi nuk mundi ta japë atë që e kishte pëgatitur.

“Nuk jam i kënaqur me ekipën edhe pse ekipi punoi mirë, nuk mund të jepnim atë që kishim përgatitur, kishim edhe mungesa të rëndësishme.

Me kaq ndeshje 5 pikë nuk janë shumë, por meqë jemi pa shtëpi, jemi të detyruar të kënaqemi me këto pikë” – tha trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, përcjell Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat