RB Leipzig deklason skuadrën nga Berlini

Futboll

RB Leipzig deklason skuadrën nga Berlini

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:24
RB Leipzig deklason skuadrën nga Berlini

Hertha Berlini u deklasua me rezultat 6:0 nga RB Leipzig, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Red Bull Arena" në Leipzig.

Vendasit treguan lojë të madhe duke mos lejuar mysafirët që të shënojnë edhe golin e nderit.

Golat i shënuan futbollistët Nkunku (16' e 70’), Poulsen (23'), Mukiele (45+3'), Forsberg (60'-nga penalltia), Haidara (77').

Pas javës së 6-të në BUndesliga I, Leipzig renditet në vend të 9-të me 7 pikë dhe ka një pikë më shumë se Hertha që gjendet dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat