Vllaznia mobilizohet kundër Partizanit

Futboll

Vllaznia mobilizohet kundër Partizanit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:28
Vllaznia mobilizohet kundër Partizanit

Esin Hakaj u rikthye te Vllaznia pas 5 sezonesh dhe menjëherë mori fanellën e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa nesër do të shohë përballë Partizanin, klub në të cilin ka luajtur më së shumti sezonet e fundit.

Në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Brdariç, mbrojtësi deklaroi se është përshtatur mirë me këtë rikthim në shtëpi, teksa sfidën me Partizanin pranoi se e trajton me emocion të veçantë.

"Një rikthim shumë i bukur dhe në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë sepse ishin 5 vite që isha larg Vllaznisë dhe dukesha si i huaj. Të gjithë djemtë si Kruja, Adili, Krymi dhe shumë të tjerë, por edhe stafi teknik ma bënë përshtatjen shumë shpejt", tha ai.

Një përballje e veçantë për ju kjo ndaj Partizanit?

"Kam qenë prej tre vitesh tek Partizani dhe kam luajtur një vit rregullisht, ndërsa vitet e tjera nuk kam qenë titullar. Normalisht kur luan ndaj një ish-ekipi ka emocion dhe është ndeshje shumë e fortë. Partizani ka një ekip të mirë, por edhe ne kemi një skuadër shumë më të fortë se ta", tha Hakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat