Talenti i verdhezinjve uron mbrojtësin shqiptar: Legjendë, të dua vëlla

Futboll

Talenti i verdhezinjve uron mbrojtësin shqiptar: Legjendë, të dua vëlla

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:32
Talenti i verdhezinjve uron mbrojtësin shqiptar: Legjendë, të dua vëlla

Jude Bellingham është xhevahiri më i ri i Borussia-s së Dortmundit.

Talenti 18-vjeçar po kapërcen çdo etapë me verdhezinjtë dhe menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë Europës me aftësitë e veçanta të tij.

Por pavarësisht se po shijon suksesin e madh në Gjermani, Bellingham nuk e harron shoqërinë e tij të mëparshme.

Mesfushori i talentuar duket se ndan një raport të ngushtë miqësor me Geraldo Bajramin, me të cilin është rritur në radhët e klubit të Birmingham-it. Bellingham ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku uron mbrojtësin shqiptar për datëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjendën! Geraldo Bajrami, të dua vëlla”, janë fjalët e zgjedhura nga lojtari i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat