Dallku: Po luajmë mirë por...

Futboll

Dallku: Po luajmë mirë por...

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:35
Dallku: Po luajmë mirë por...

Xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës kishte në program duelin ndërmjet dy skuadrave të inkuadruara në elitë.

Ulpiana priti Dukagjinin në përballjen e cila u mbyll pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle. Pas takimit, trajneri i Dukagjinit Armend Dallku është prononcuar shkurtimisht për media.

Po luajmë mirë dhe po prodhojmë shumë, por megjithatë jemi duke shënuar pak.

Paraqitja e ekipit është shume pozitive, kemi krijuar shumë raste, goditëm dy herë shtyllat”.

“Fati është duke munguar në anën tonë, jemi duke krijuar në çdo ndeshje por po shënojmë shumë pak. Pozitive nga ndeshja e sotshme është që nuk pranuam gol. Trajneri ka për detyrë që të dërgojë ekipin deri te zona e 16 metërshit, pastaj i përket secilit në mënyrë individuale që të vendosë për atë”.

“Shpresojmë që në ndeshjet e tjera të na rikthehet fati, prodhimtaria është në nivel të duhur”, ka thënë ai për Art Sport

Ndeshja e ardhshme e Dukagjinit do të jetë ndaj Dritës më 30 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat