Familja Maldini vendos rekordin unik

Futboll

Familja Maldini vendos rekordin unik

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:47
Familja Maldini vendos rekordin unik

Debutimi si titullar me një gol në Serinë A i Daniele Maldinit me fanellën kuqezi të Milanit është historike për këtë familje të lidhur me ngjyrat kuqezi, por edhe me futbollin italian në përgjithësi.

Djalosh luante sot nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu duke tundur rrjetën, 4500 ditë pasi babai i tij, Paolo, kishte shkelmuar për herë të fundit topin për skuadrën kuqezi ku kaloi të gjithë karrierën.

Por përveç kësaj, ai bëri të mundur që për herë të parë në histori, tre breza të të njëjtës familje të luanin titullarë në Serinë A. Një e dhënë mbresëlënëse, ashtu si edhe ajo e golave.

Daniele tundi rrjetën sot plot 13 vjet e 179 ditë pas babait të tij, Paolo (kundër Atalantës në mars 2008) dhe 60 vite e 22 ditë pas goli të fundit të gjyshit Çezare (kundër Katanias në shtator 1961).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat