Mbyllet pjesa e parë, Interi në disavantazh kundër Atalantas

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Interi në disavantazh kundër Atalantas

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:00
Foto

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Serie A mes Interit dhe Atalantas, ku pas 45’ minutave lojë mysafirët gjejnë vetën në epërsi.

Fillimisht, ishte skuadra e Interit ajo e cila kaloi në epërsi e para, përmes golit të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 5’.

Gëzimi i “Nerazzurëve” zgjati vetëm 25 minuta, pasi që sulmuesi i Atalantas Malinovsky shënon në minutën e 30’ për 1:1.

Atalanta nuk u ndal me kaq, pasi që shënoi edhe golin e dytë dhe të epërsisë në ndeshje, përmes mbrojtësit Toloi, i cili shënon për 2:1 në minutën e 38’.

Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 në favor të Atalantas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat