Portieri kundërshtar kërkon Ronaldon nga penalltia

Futboll

Portieri kundërshtar kërkon Ronaldon nga penalltia

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:11
Portieri kundërshtar kërkon Ronaldon nga penalltia

Manchester United ka humbur në shtëpi ndaj Aston Villës në shifrat 0-1. Drama ishte e madhe për djajtë e kuq që kanë gabuar edhe nga penalltia në minutat e fundit. Një penallti është akorduar për vendasit dhe çuditërisht nuk ishte Cristiano Ronaldo në ekzekutim.

Trajneri Solskjaer vazhdoi me Bruno Fernandes si zgjedhje të parë.

Por portieri i Aston Vilës, Martinez, ka shkuar te Cristiano Ronaldo dhe e ka ftuar atë për të marrë penalltinë, duke e vendosur disi në presion.

Sigurisht që kjo kërkesë e gardianit të Aston Vilës nuk do të plotësohej, ndërsa Fernandes gaboi nga 11-metrat..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat