VAR-i shpëton Interin nga humbja

Futboll

VAR-i shpëton Interin nga humbja

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:20
VAR-i shpëton Interin nga humbja

Interi dhe Atalanta kanë ndarë nga 1 pikë pas barazimit dramatik 2-2 në San Siro. 

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me anë të Lautaro Martinez që shënoi një supergol pas një asisti të Barelës. Avantazhi i Interit zgjati deri në minutën e 30-të ku Malinovski iu kundërpërgjigj zikaltërve me një supergol nga distanca.

Pas 8 minutash, Atalanta shënoi dhe të dytin me Toloin duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Pjesa e dytë nisi vrullshëm me raste nga të dyja ekipet. Interi barazoi shifrat në minutën e 71-të me Xhekon.

Në fundin e takimit, situata u bë edhe më dramatike. Interi shpërdoroi një 11-metërsh për të kaluar në avantazh me Di Markon pas një prekje me dorë të topit në zonë nga Demiral.

Në minutën e 88-të, Pikoli shtangu kampionët duke i ndëshkuar pas një rrëmuje në zonë por goli u anulua nga VAR-i për shkak se Handanoviç kishte nxjerrë topin jashtë gjatë aksionit. Një pikë për të dyja skuadrat që mbajnë diferencën prej 3 pikësh nga njëra-tjetra.

Lautaro 5′, Xheko 71′ / Malinovski 30′, Toloi 38′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat