Brentford - Liverpool, sfidë me 6 gola dhe pa fitues

Futboll

Brentford - Liverpool, sfidë me 6 gola dhe pa fitues

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:49
Brentford - Liverpool, sfidë me 6 gola dhe pa fitues

Duhej të fitonte për të nisur shkëputjen në krye, por Liverpool nuk shkon dot përtej një barazimi spektakolar 3:3 në transfertën ndaj Brentford dhe me një pikë të marrë, ngjitet në krye me 14 pikë.

Pas hapave fals të Chelsea-t dhe Manchester United, “the reds” kishin mundësinë të shkëputeshin me tre pikë në krye të renditjes, por nuk ia dolën të fitojnë dhe tani e shohin veten vetëm një pikë para ndjekësve më të afërt.

Pas një fillimi të mirë të skuadrës së Klopp, ishin vendasit që gjetën golin e avantazhit me anë të Pinnock në minutën e 27’, megjithatë festa e tyre zgjati vetëm 4 minuta, pasi portugezi Diogo Jota riktheu baraspeshën në të 31-tën.

Në fillim të pjesës së dytë ishte egjiptiani Mohamed Salah që shënoi golin e avantazhit për Liverpoolin, pasi shfrytëzoi një pasim perfekt të Fabinhos, ndërsa VAR-i dha konfirmimin për festën e “the reds”.

Nuk dorëzohet Brentford, që rikthen baraspeshën në minutën e 63-të me anë të Janelt, megjithatë edhe këtë herë Liverpoolit i duhen vetëm 4 minuta për të rigjetur avantazhin, tashmë me mesfushorin 20-vjeçar anglez, Curtis Jones.

Megjithatë spektakli nuk ka përfunduar ende, pasi Brentford rikthen edhe njëherë baraspeshën në minutën e 82-të me anë të Wissa, ndërsa të të 88-ën shënon golin e katërt, por këtë herë arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.

Arbitri akordon 5 minuta shtesë, të cilat ishin vërtetë spektakolare, me vendasit që i shkuan dy herë pranë golit, por mundësinë më të mirë e pati Liverpool, që u ndal nga një pritje fantastike e portierit të Brentford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat