Ja rezultatet e ndeshjeve në Bundesligan gjermane

Futboll

Ja rezultatet e ndeshjeve në Bundesligan gjermane

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:28
Foto

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të programit të Bundesligas gjermane, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e gjashtë të sezonit të ri 2021/22.

Përballja më interesante ishte ajo mes Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund, takim ky të cilin e fitoi skuadra nikoqire me rezultat minimal 1:0.

Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe skuadra e RB Leipzig, e cila shënoi fitore të thellë 6:0 kundër skuadrës së Hertha Berlinit.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Bundesliga, tabelën e kryeson skuadra e Bayern Munichut me gjithsej 16 pikë, tre sosh më shumë se Bayer Leverkusen në vend të dytë, dhe Wolfsburg në vend të tretë.

Në fund të tabelës gjenden skuadrat si Arminia Bielefeld me katër pikë, Bochum me tre sosh, dhe Greuther Furth me vetëm një pikë të arkëtuar.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Bundesligan gjermane i gjeni më poshtë.

Bayer Leverkusen 1 – 0 Mainz

Eintracht Frankfurt 1 – 1 FC Koln

Hoffenheim 3 – 1 Wolfsburg

RB Leipzig 6 – 0 Hertha Berlin

Union Berlin 1 – 0 Arminia Bielefeld

Borussia Monchengladbach 1 – 0 Borussia Dortmund 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat