Dahoud reagon

Futboll

Dahoud reagon

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:02
Dahoud reagon

Rikthimi i Marco Rose në “Borussia park” rezultoi i hidhur, pasi Dortmundi i tij u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga M’gladbach, skuadër të cilën e drejtoi me mjaft sukses në periudhën 2019-2021.

Verdhezinjtë u ndëshkuan në minutën e 37’ nga një gol i zviceranit Denis Zakaria, ndërsa tre minuta më vonë komplikoi totalisht ndeshjen mesfushori Mahmoud Dahoud, i cili pas një faulli në mesfushë, lëshoi disa fjalë më tepër ndaj arbitrit Aytekin dhe ky i fundit e dërgoi në dhomat e zhveshjes para kohe.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori 25-vjeçar gjerman pranoi se kishte gabuar me sjelljen ndaj arbitrit dhe u kërkoi ndjesë fansave e shokëve të skuadrës, që i la me një lojtar më pak në fushën e lojës, për më shumë se 50 minuta.

“I zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së sotme dhe mbi të gjitha me përjashtimin tim nga loja. Kur mbetëm me një lojtar më pak, ishte e pamundur që të riktheheshim në lojë. U kërkoj ndjesë skuadrës dhe fansave.

Është shumë e rëndësishme për mua, që të tregoj respekt brenda dhe jashtë fushës së lojës. Tani të shohim përpara dhe të bëjmë reagimin e duhur që të martën në Ligën e Kampionëve”, shkroi Dahoud në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Ndërkohë arbitri gjerman Deniz Aytekin shkroi në raportin e ndeshjes se kishte vendosur të përjashtojë Dahoud nga fusha, pasi po vërente mungesë respekti ndaj vendimeve të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat