Drita favorite për të triumfuar sot ndaj Gjilanit, sipas basteve

Futboll

Drita favorite për të triumfuar sot ndaj Gjilanit, sipas basteve

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:08
Drita favorite për të triumfuar sot ndaj Gjilanit, sipas basteve

Sot (e diel) do të zhvillohet derbi i zjarrtë mes dy rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa është e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ende nuk e ka shijuar humbjen, duke regjistruar tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e para. “Intelektualët” në ndeshjen e fundit triumfuan 0-2 në udhëtim te Drenica.

Kurse, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka regjistruar tri barazime, një fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e para. “Skifterat” nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, teksa në xhiron e kaluar pësuan humbje në shtëpi nga Ulpiana me rezultatin 2-3.

Drita është favorite për ta fituar derbin e sotëm, sipas kompanisë së njohur të basteve “bet365”.

Fitorja e Dritës ka kuotën 1.53, kurse fitorja e Gjilanit 4.75. Barazimi është vlerësuar me 4.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat